Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Presidenti i Rinisë Panevropiane, bëhet dhëndërr i Kosovës

Christian Hoferer, president i Rinisë Panevropiane për Gjermani, një mik i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai është martuar ditë më parë, në një ceremoni dasme në hotel Emerald me kosovaren nga Ferizaj, Saranda Musliu. Kjo e fundit, ish deputete e LDK-së në legjislaturën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, ka më shumë se një vit që ishte në lidhje dashurie me politikanin e ri gjerman nga Bavaria. Hoferer është një politikan i ri në ngritje në Gjermani. Ai ka qenë kryetar i Rinisë Panevropiane për Bavari dhe para ca kohësh është zgjedhur President i Rinisë Panevropiane për gjithë Gjermaninë. Hoferer është mik i ngushtë me ish eurodeputetin Bernd Possellt, aktualisht President i Paneuropa dhe kryeministrin aktual bavarez Markus Söder. Hoferer është gjithashtu një lobues i madh i proceseve eurointegruese për Kosovën dhe Ballkanit Perëndimor dhe autor i shumë shkrimeve në mediat gjermanofone për këtë temë. Gjithashtu, ai ka dhënë disa herë intervista edhe për mediet kosovare përfshirë dhe RTK-në. Në dasmën e përmendur kanë marrë pjesë dhe ishin të ftuar shumë miq të tij personalë si dhe familjarë nga rrethi i ngushtë i tij dhe nusës së tij Saranda Musliu.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.