Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Presidentja Osmani në Greqi, atje do të takohet me Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot pritet të nisë vizitën e tij në Kosovë ku do të pritet nga kryeministri Albin Kurti me nderimet më të larta shtetërore.

Kurti është edhe lideri i vetëm në vend që do të takohet me kancelarin gjerman. Megjithatë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të jetë në një darkë të përbashkët me Scholzin në Greqi.

Ajo do të udhëtojë për në Greqi për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.

Gjatë Samitit të SEECP-së, Osmani do të ketë takim bilateral me nikoqirin e Samitit, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe me pjesëmarrës tjerë. Presidentja do të marrë pjesë në darkën zyrtare të Samitit me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz dhe me Presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel, siç njofton Presidenca.

Në këtë Samit të SEECP-së, Osmani do të flasë edhe për rolin që Republika e Kosovës po luan në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon; rëndësinë e bashkëpunimit rajonal duke u bazuar në parimet e barabarësisë dhe gjithëpërfshirjes, si dhe për nevojën për ta përshpejtuar perspektivën euro-atlantike për Kosovën dhe vendet e tjera demokratike në rajon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.