Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Prishet koalicioni PDK-LDK në Prishtinë

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, njëherit edhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili ka njoftuar se kanë prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në Prishtinë.

Ismaili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përaprim Rama.

“Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka shtuar se për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster.

“Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë”, u shpreh Ismaili.

Ismaili ka shtuar se nuk do të jenw pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet.

“Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”, ka shkruar ai.

Të hënën pak orë pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja kishin njoftuar se kishin thirrur seancë të jashtëzakonshme për të enjten (sot), për të anuluar vendimin për këmbim të pronave, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shkarkoi nga pozita nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.

Ditë më parë ai kishte shkarkuar edhe drejtorin e Shërbimeve publike, Ilirik Musliu, gjithashtu anëtar i PDK-së.

Kujtojmë se PDK në këtë koalicion qeveritar erdhi pas një rezultati befasisht të mirë në zgjedhjet e 31 tetorit 2021 për asamble komunale. Kjo parti politike i kishte fituar 9 asamblistë, ose vetëm pesë më pak se LDK-ja.

https://www.facebook.com/uismaili/posts/959239855556144?ref=embed_post

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss