Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Probleme për Realin, dëmtohet Bellingham

Në mbrëmjen e festës pas pokerit të golave të shënuar në portën e Gironas, që solli shkëputjen në krye të renditjes së La Ligas, ka edhe një lajm të keq për Real Madridin.

Gjatë ndeshjes, pas rreth 1 ore lojë, Carlo Ancelotti u detyrua të zëvendësojë Jude Bellingham, i cili vuante nga një problem në kyçin e këmbës së majtë.

Sot klubi madrilen dha diagnozën e parë të dëmtimit: ndrydhje e fortë, pra jo një problem i vogël. Aq sa sipas asaj që u raportua nga disa gazeta spanjolle, numri 5 anglez do të mungojë në disa ndeshje, duke nisur nga ajo e radhës në Champions League kundër Leipzig dhe pritet të rikthehet jo më herët se marsi.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss