Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Profesori dhe intelektuali i njohur nga Kërçova „i bën rezil“ gazetarët „me nam“ shqiptarë: Faqezinjtë më në fund erdhën edhe në Shkup!

Nga Arbër Çeliku 

Katër musketierët e mercenarizmit mediatik, 3 nga Kosova dhe 1 nga Shqipëria, erdhën edhe në Shkup. Ata erdhën me sebep. Që të trumbetojnë për Don Kishotizmin e politikës shqiptare në RMV, dhe kurrë një fjalë nuk e kanë thënë në emisionet e tyre bajate për degradimin dhe mjerimin kombëtar tonin në RMV. Asnjë kronikë për të burgosurit e pafajshëm shqiptarë, që po kalben burgjeve të RMV-së, asnjë reportazh për përdhosjen e arkeologjisë dardane këtu, asnjë fjalë për statusin tonë kombëtar as mish as peshk këtu në RMV, asgjë për ikjen-dëbimin sistematik si në kohën e Rakoviqit të të rinjve shqiptarë, asgjë për segregacionin etnik e fetar, asgjë sa i përket popullit shqiptar në RMV.

Erdhën me faqe të zezë dhe shkuan edhe më të zinj se sa ishin.
Trumbetuan për aq sa ishin të paguar dhe ikën, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë, asgjë nuk lanë pas.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss