Wednesday, June 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Programi evropian për testimin e veturave, e vlerëson lartë veturën e re elektrike KIA EV6

Programi evropian për testimin e veturave të reja publikoi rezultatet e testimit të tretë të sigurisë të veturave për vitin 2022, testim ky i cili e përfshiu edhe veturën e re tërësisht elektrike KIA EV6.

Modeli i veturës së kompanisë nga Koreja Jugore nuk la vend për zhgënjime, dhe siç u prit, u vlerësua lartë, njëjtë sikur edhe vetura Hyundai Ioniq 5.

Në kategorinë e asistencës për siguri, KIA EV6 arriti rezultat të lartë, duke u vlerësuar me 87 pikë nga 100 në total, vetëm një më pak se Hyundai, e cila vlerësua me 88 pikë.

Në përgjithësi KIA EV6, mund të konsiderohet si vetura më e sigurt në treg, e nuk është vetëm siguria e veturës që e mundëson këtë.

Gjatësia e rrugës që mund ta përshkojë vetura, performanca e saj dhe mbushja e shpejtë me rrymë, janë disa nga avantazhet e kësaj veture. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.