Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Projektligji i ri për KPM-në, Blakaj: Kemi mbajtur takime me ekspertë të BE-së, askush nga organizatat e mediave nuk ka ardhur

Tea Blakaj, këshilltare ligjore në Qeverinë e Kosovës, ka njoftuar se në lidhje me Projektligjin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), janë mbajtur disa diskutime dhe dëgjime publike.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën është shqyrtuar në parim ky projektligj, i miratuar nga Qeveria e Kosovës. Tani pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave.

Para anëtarëve të Komisionit, Blakaj ka thënë se një takim është mbajtur edhe me ekspertët e Bashkimit Evropian që kanë ndihmuar në hartimin e këtij projektligji.

Por sipas saj, në këtë takim nuk kanë shkuar përfaqësuesit e organizatave të mediave, të cilat tani po e kundërshtojnë projektligjin.

“Konsultimet në lidhje me këtë projektligj janë mbajtur që nga fillimi. Një vitin 2021 e kemi pasur edhe një dëgjim publik në Zyrën e Kryeministrit e pastaj edhe një takim me shefin e stafit të kryeministrit dhe me përfaqësuesit e të gjitha organizatave profesionale që tani e kundërshtojnë këtë projektligj”, është shprehur ajo.

“Ju kemi thënë se do t’i thërrasim ekspertët e BE-së që na kanë ndihmuar në hartimin e këtij projektligji, dhe se do t’i dëgjojë vërejtjet e tyre në mënyrë që këto sa më mirë të adresohen në fund. Askush nga përfaqësuesit e këtyre organizatave nuk ka marr pjesë në atë takim me ekspertët e BE-së. Kam qenë vetëm unë dhe drejtori i Zyrës Ligjore. E kemi propozuar këtë projektligj pikërisht për të mbrojtur interesin publik kur bëhet fjalë edhe për pronësinë e mediave”.

Ndryshe, Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK), Asociacioni i Gazetarëve (AGK) dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave kanë kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga Projektligji për KPM-në, në të cilin parashihet që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e tij. Përfaqësues të këtyre organizatave kanë vlerësuar nëpërmjet një konference shtypi, se kjo paraqet tentim të Qeverisë për t’i futur mediat nën kontroll shtetëror.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss