Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Propozimi plotësues i Buxhetit për vitin 2023 në seancë plenare

Shkup, 19 dhjetor – Kuvendi sot do të mbajë seancën e 97-të, në të cilën në rend dite është propozim buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023.

Propozimi plotësues i buxhetit është tekst i ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet e pranuara dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme të Propozim buxhetit.

Ndryshe, debati amendamentues për Propozim Buxhetin për vitin 2023 në Komisionin Kuvendor për Financim dhe Buxhet ka përfunduar më 12 dhjetor. Për propozim-buxhetin janë dorëzuar mbi 260 amendamente, nga të cilat rreth 200 nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe sistemet e ujësjellësit.

Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar dhe disa nga propozuesit i tërhoqën amendamentet e tyre.

Në propozim buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni 7,1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin prej 4,6 për qind të BPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale sërish janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.

Pika e dytë e rendit të ditës në këtë seancë kuvendore është propozim-ligji për kooperativat.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss