Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Protesta e sotme para Kuvendit/ Klevis Balliu: Nuk mund të rrijmë duarkryq! Kriminelët nuk ikin kurrë nëse nuk i heqim

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu dha një prononcim për Fax News paraditen e sotme nga selia e PD-së. Për gazetarin Elis Memelli, ai dha arsyet e protestës së sotme që do të mbajë opozita përpara Parlamentit në orën 17:00.

Thirrja për protestë vjen edhe pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Balliu shprehet se opozita nuk mund të rrijë më duarkryq, pasi kriminelët dhe vjedhësit nuk ikin, thotë ai, nëse nuk i heqim.

Nga ana tjetër ai shton se në një vend aleat pas deklaratave të një zv.kryeminstri se kryeministri e ka kërcënuar, drejtësia do të vepronte ndryshe nga sa ndodh këtu. Do të protestojmë, thotë Balliu, pasi të gjithë po ikin dhe do të mbeten vetëm patronazhistët e Edi Ramës.

Klevis Balliu: Në parlament i cili nuk njeh asnjë komisione hetimore, i cili faktikisht nuk flet më asnjë hall qytetar por vetëm për hallet e pushtetarëve, siç është rasti i inceneratorëve. Merren se si të vjedhin shqiptarët, nuk mundet se si opozita të rrijë duarkryq duke pritur shpëtim nga koha, të iki vetë. Kriminelët nuk ikin kurrë nëse nuk i heqim. Imagjinoni çfarë do të ndodhte në një nga vendet aleate ku një zv.kryeminstër do të tregonte se si është kërcënuar nga kryeministri se si janë vjedhur nga kryeministri. Një nga vjedhësit është kryetari i bashkisë. Imagjinoni se çdo të ndodhte nëse do të dilnin nga një zv.kryeminsitër në Europë. Në Shqipëri drejtësia hesht.

Të gjitha dokumentat që ka xjerrë PD kanë vërtetuar vjedhjen e inceneratorëve. Por kur vetë zv.kryeminsitri del e deklaron. Ai po i denoncon ëhtë një “pendito” dhe po i denoncon. Ai po rrëfen atë çfarë ka ndodhur. Ka qenë dhe pjesë. Në këtë situatë është një flagrantet që të mos ketë asnjë reagim nga drejtësia. Që kryeministri e kërcenon me jetë me kode mafioze dhe të mos lëvizi drejtësia të mos thirret Edi Rama, Erion Veliaj. A mund të rrijmë ne duarkryq. Prandaj do të protestojmë nëse e lejojmë kështu do të mbeten patronazhistët e Edi Ramës.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss