Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Protesta në Sofje në mbështetje të bullgarëve në Maqedoni

Sofje, 21 Janar – Sot në mesditë në Sofje, para ndërtesës së Komisionit Evropian do të mbahet një protestë në mbështetje të Hristijan Pendikov, sekretarit të rrahur të klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, por edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

Protesta është paralajmëruar nga përfaqësuesi bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i VMRO-së, Angel Xhambaski, i cili gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të vendit në BE.

Eurodeputetja njoftoi se anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-së do të protestojnë sot në mbrojtje të të drejtave të personave me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Protesta vjen pasi 21-vjeçari Hristijan Pendikov nga Ohri dy ditë më parë u sulmua në një restorant në Ohër nga tre persona nga Ohri. Siç tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për BulgariaOnAir, sulmuesit e ofenduan Pendikovin dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse ai është bullgar dhe punon në qendrën kulturore.

Sulmuesit u ndaluan nga policia, ndërsa mbrëmë Bullgaria e transportoi sekretarin e sulmuar me një aeroplan qeveritar për t’u trajtuar në një spital në Sofje.

Për dy vite Bullgaria kishte vënë veto ndaj Maqedonisë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, sepse nuk e njeh gjuhën maqedonase dhe konteston një pjesë të madhe të zhvillimeve historike. Vetoja u hoq vitin e kaluar në qershor, me kushtin që vendi të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë bullgarët si një komb shtet-krijues.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss