Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Protestoni për shqiptarët, jo për karriget

Nga Pranvera Borakaj

Edhe sot, pamë të njëjtin teatër! Mazhoranca që mbrohet nga Garda e Republikës, me fuqin që të jep pushteti, arrogancën ulëritëse përballë shkeljeve kushtetuese por dhe mungesën e përgjegjësisë në raport me korrupsionin i cili jo vetëm ndodh, jo vetëm po hetohet por dhe po pranohet nga eksponentët më të rëndësishëm të kësaj force politike gjatë kësaj dekade.

Nga Ana tjetër, teatrin e plotëson opozita, me një rol periferik, ku më shumë shërben si zhurmues për të prishur shfaqen me maska, sesa ka peshë në tabllon e madhe.

Përballë janë qytetarët shqiptarë, ata të cilët veten në periudha zgjedhjesh ulen në ndonjë karrige për të parë këtë shoë, aty kur i shkon pushteti me gjithë të mirat për ti marr votën sepse në përditshmëmi, janë virtual, dhe impresionet, dëshirat, entuziasmi, mllëfi i tyre nuk lexohet.

Qëndrimi shumë gjatë në pushtet, jo gjithmonë është shenjë zhvillimi, dhe progresi. 40 vite ishte Shqipëria dhe në diktaturë, mungonte dhe atëherë liria, shkeleshin dhe atëherë të drejtat, dhe pse kishte zgjedhje dhe pse lartësohej partia dhe propoganda bënte të vetën. Ky është imazhi që më vjen gjithmonë ndër mend ndërsa shikoj se sa mungesë ndërgjegjie kanë disa politikanë sot, që të zhytur në afera flasin për parim, demokraci, fuqinë e kartonit dhe mungesën e llogaridhënies përballe atyre të tjerëve. Nga ana tjeterr është e trishtueshme sesi një vend me kaq shumë probleme, kauza, sfida dhe korrupsion, nuk ka një opozitë të fortë.

Rruga e shpresës nuk mund të jetë rrugica e ish kryeministrit, rruga e shpresës duhet të jetë rruga e çdo shkollë. Aty shkoni dhe protestoni për arsimin që po shkon keq e më keq.

Shkoni dhe gjeni shpresën të dija, te talentet, te qytetarët e ndershëm dhe te ata që perpiqen çdo dite për një jetë më të mirë. Rruga e shpresës është rruga e çdo 1/3 shqiptari që nuk ushqehet dot me mish, e 1/3 shqiptari që nuk ngroh dot shtëpinë në dimër, e 2/5 shqiptare që nuk kane lekë xhepi, e 30% të shqiptarëve që nuk lidhin dot internetin në 2024, e çdo familje të mesme shqiptare e më gjerë, që 40% të buxhetit familjar e harxhon të mbush barkun me bukë, ndërkohë që në Europë është thuajse 3 herë më pak, e çdo kryefamiljari apo zonjë shtëpie që lutet mos ti bjerë sëmundje në shtepi, qofte dhe grip i thjesht, se më shumë se shendeti dhemb xhepi. Te këta shqiptarë, duhet të ndizni shpresën, duhet të depërtoni, për këta duhet të flisni dhe politika për ta duhet të ndërmerrni.

Për ta ngrihuni çdo ditë në protestë, sepse ata sot paguajnë shumë më tepër jo vetëm për ushqimet, jo vetëm për karburantin, jo vetëm për shëndetësinë, jo vetëm për edukimin e fëmijëve, po dhe që ju të merrni dy fishin e pagave.

Sali Berisha mund të jetë heroi i demokratëve, mund të jetë vetë Partia Demokratike, por ai s’mund të jetë kurre sot, e vetmja kauzë e opozitës.

E vetmja arsye proteste kur në fakt shoqëria po lëngon nga plaget. Çdo ditë që vazhdoni në këtë rrugë, çdo ditë që nuk po e shikoni me realitetin, çdo ditë që flisni me entuziazëm se më në fund po bashkoheni me Gaz Bardhin, po largoheni nga qytetari i thjesht, nga votuesi i ndershëm, që nuk blihet por as nuk genjehet se ju do jeni ndryshe. Çdo ditë në këtë bunker, po ju largon nga drita dhe për fat të keq, po ju ben çdo ditë e më të vegjël a thua se konkurenca nuk është të bëheni të mëdhenj në numra sa mazhoranca po të zvogeloheni në fuqi si partia e Lulzim Bashës.

Çdo ditë që kalon kështu ju nuk jeni me shpresa e shqiptareve, alterantiva, po mallkimi për mungesen e opozitës. Sot çdo socialist i ndershëm duhet të ndihej keq sesi po qeveriset, sesi është vjedhur kaq keq, me shendetesine, aty ku eshte shpresa e fundit para zotit, me arsimin, aty ku blihen karrige po mungojne nxenesit, ku shkëlqen fasada, po kërcet dija, duhet te ndihej keq se droga gjendet me kollaj se libri, se jane mbushur parcelat plot me hashash dhe mungojne bibliotekat, zeri i elitave në to, duhet të ndihet keq se paguajmë për një drejtësi që as nuk dëgjohet nga politika në rastin më të mire , e në rastin më të keq diktohet, duhet të ndihet keq, çdo ditë e më shumë shqiptarët po emigrojnë, po braktisin vendin, të pashpresë dhe të frikësuar dhe pse s’ka luftë, ndihen të vjedhur dhe pse ka 100 mekanizma kontrolli të cilat më shumë shërbejnë si hallka që rrisin cmcimin se rënkojnë vjedhjen, duhet të ndihen keq, për këtë që është sot Shqipëria.

Por ata nuk ndihen, e dini pse? Se ata mendojnë që jane shume me mire se ju, dhe mesa duket kane te drejte! Diten qe do kuptoni se pavarësisht se ne liste ju vuri Basha dhe Berisha, rrogën ja u japin shqiptaret dhe per ta duhet te flisni ndoshta filloni dhe reagoni.deri atehere , ne ison e pikellimit, mungesa e opozites reale do kete jo pak peshë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss