Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Protestuesit para MPJ-së i shpallin tradhtarë Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin

Shkup, 13 korrik – Protestuesit para MPJ-së i shpallin tradhtarë kryeministrin Kovaçevski, ministrin e Jashtëm Osmani dhe Zëvendës kryeministrin për eurointegrime, Mariçiq.

Para ndërtesës së Qeverisë sonte me moton “Ultimatum, jo ​​faleminderit” filloi protesta e dhjetë me radhë kundër propozimit francez.

Marshi protestues do të jetë nga Qeveria në drejtim  të Ministrisë së Punëve të Jashtme deri në Kuvend.

Protestat mbahen çdo ditë në orën 19, përveç të premten, kur pakënaqësia u shpreh me bllokada në Shkup dhe në rrugët magjistrale Shtip – Veles, Strumicë – Radovish dhe Pletvar – Prilep, e të shtunën nuk u mbajt për shkak festës së Kurban Bajramit.

Nesër protesta do të mbahet në orën 12, para fillimit të seancës kuvendore, në të cilën do të debatohet Informacioni mbi përmbajtjen e propozim kornizës negociuese.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.