Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Pse fuqizimi i koalicionit opozitar LEN po shkakton frikë tek pushteti?!

Shkruan, Amir Shabani

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” (LEN) e përbërë nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Partia Alternativa duket se ka ngjallur një shpresë si asnjêherë më parë tek elektorati shqiptar dhe një mundësi e ndryshimit pozitiv në shoqëri. Këtë gjë e dëshmojnë edhe vet qytetarët me përkrahjen e tyre ndaj këtij kolaicioni dhe zhgënjimet e njëpasnjëshme të pushtetit, së fundmi edhe me simbolikën e kryeministrit teknik.

Ky bashkim i opozitës shqiptare s’ka dyshim se do të ndikojë që votat e shqiptarëve të kthehen dhe konsolidohen në kampin e tyre, kjo është ajo që duhet ndodhur dhe që do shfaq rezultatet e veta. Parimisht, këtë e duan shqiptarët, bashkimin, i cili bashkim do të jetë mundësia e profesionistit, shpresa e studentit, konkurrenca lojale e biznesmenit dhe mbi gjitha periudha e ndryshimit pozitiv të çdo sfere në këtë shoqëri.

Sa i përket realitetit të hidhur të pushtetit se i ka kapluar frika nga fuqizimi i kësaj opozite, është për faktin se në zonat ku më së shumti dalin deputetët shqiptarë, partia në pushtet, BDI-ja po e sheh humbjen.

Lëvizja Besa, ka arritur fuqizimin e saj tejmase ku lideri i kësaj partie e mundi kundërshtaren e saj nga BDI-ja në zgjedhjet lokale dhe u bë shpresa e qytetarëve të asaj zone, u bë më e fuqishmja në Pollog me punët dhe projektet intenzive që janë realizuar dhe po realizohen vazhdimisht.

Lëvizja Demokratike dhe Alternativa janë dy partitë tjera opozitare që kanë ndikim të fuqishëm në zonat 1 dhe 2, zona të cilat gjithashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë. Pra, një konsolidim i kësaj natyre të opozitës shqiptare e cila rrjedhimisht tregon edhe një shtrirje të shkëlqyer në zonat ku janë të banuara me shqiptarë, tregon gjasat e larta të fitimit të një numri të madh deputetësh.

Fakti se këtë koalicion opozitar po e përkrah edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, partinë në pushtet, pra BDI-në e ka shtyrë që mos të mendojnë më “me kokë të ftohtë” (siç e shprehnin vazhdimisht), sepse ka qenë e papritshme për ta që tê ndodhin këto dy gjëra:
– koalicionimi i menjëhershëm i partive opozitare shqiptare; dhe
– përkrahja e Albin Kurtit ndaj koalicionit LEN.

Ndryshimi po vjen, Lidhja është gjallë dhe shpresa për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do kthehet me këtë koalicion që do e luftojë korrupcionin dhe bizneset e kazinove, do e zhvillojnë ekonominë dhe standardin jetësor, do e përmirësojnë arsimin në aspekt cilësor dhe do e adresojnë vendin drejt integrimin europian.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss