Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pse Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës

Shkruan, Sejdi Demiri

Përderisa vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vendet evropiane janë të shqetësuara për një afat më të gjatë kohor lidhur me pasojat që mund të ketë situata me furnizim me gazin rus.

Gazi natyror rus mbulon rreth 40% të tregut evropian, për vendet si Franca, Polonia, Gjermania dhe Italia. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia do të gjejë një pretekst për të ndaluar rrjedhën e gazit në Evropë që kalon me tubacione përmes Ukrainës.

Me këtë bëhet e qartë se Rusia po e përdor gazin si armë politike për të kërcënuar Evropën dhe veçanërisht për të kërcënuar ato vende që ata besojnë se mund të kenë rol në miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2., por jo vetëm të sigurojë gazin, por edhe të ketë pronësi mbi tubacionet, të kontrollojë presionin dhe sasinë e gazit që kalon nëpër tubacione ukrainase.

Ukraina me një sipërfaqe prej 603.628 km² dhe me një vijë bregdetare prej 2.782 km, është shteti i 44-t më i madh në botë. Ajo është shteti më i madh tërësisht evropian dhe vendi i dytë më i madh në Evropë. Terreni i Ukrainës përbëhet kryesisht nga fusha pjellore dhe rrafshnalta, të përshkuara nga lumenj si Dniepër, Severskij Donec, Dniestër dhe Buhi Jugor që rrjedhin në jug drejt Detit të Zi dhe Detit të vogël Azov. Burimet e rëndësishme natyrore në Ukrainë përfshijnë mineralin e hekurit, qymyrguri, mangan, gaz natyror, naftë, kripë, squfur, grafit, titan, magnez, kaolinë, nikel, merkur, drurë dhe një sasi të madhe të tokës së punueshme. Për zhvillimin e bujqësisë, Ukraina ka mundësi të gjëra. Ukraina ndryshe quhet edhe “Drithnaj e Evropës”. Kështu në arat e saj mbillen drithërat, panxharsheqeri, patatet, perimet si dhe duhani. Po ashtu edhe kultivimi i llojeve të ndryshme të kafshëve e bënë blegtorinë një element të rëndësishëm të ekonomisë së përgjithshme të Ukrainës.

Duke marrë parasysh se Ukraina është njëra ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë, forcat detare ruse tash për tash nuk e lejojnë eksportimin e drithërave ose lëndëve të tjera, që do të thot se Rusia i bllokon portet e rëndësishme ukrainase në Detin e Zi. Mungesa globale e drithërave të Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt ka lënë miliona njerëz në rrezik nga uria, sidomos duke ditur se Agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se mungesa e drithërave ukrainase, që kryesisht eksportohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, po kërcënojnë që të ketë uri dhe migrim në masë të madhe drejt Evropës. Pas mbarimit të korrjeve të sivjetshme, Ukraina ka nevojë urgjente që të eksportojë drithërat pasi që fermerët po përballen me mungesë të hapësirës për t’i ruajtur produktet e tyre.

Vijmë në përfundim se Rusia përveç se po përdor energjinë si armë dhe kështu në çdo rast, qoftë për një mbyllje të pjesshme të gazit rus apo për një mbyllje të plotë, Evropa dhe në përgjithësi bota duhet të jetë gati edhe për një krizë tjetër, e ajo është kriza me ushqim-drithëra, që sipas mendimit tim është edhe qëllimi kryesorë i pushtimit rus ndaj Ukrainës, që Rusia përveç të ket kontrollin me gaz por të ket edhe kotrollin me resurset e ushqimit, respektivisht furnizimi me drithëra në vend të parë i vendeve Afrikane, por edhe ato Evropiane dhe me këtë të bëhet faktori kryesorë më rëndësishëm në botë.

Përfundimisht nëse Rusia e fiton luftën dhe e ankeson tërë Ukrainën nën kthetrat e saja, atëherë do të filloj edhe më shumë të rrikthehet LUFTA e FTOHTË dhe rënia e PERDES së HEKURT dhe ndarje e Botës në dy blloqe, gjë që do të thelloj edhe më tepër krizat dhe mundësitë për lufta të reja në tërë botën.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.