Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pse Rusia ka vënë në shënjestër sërish Kievin?

Ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, zëvendësmarshalli britanik i forcave ajrore, Sean Bell ka analizuar zhvillimet e fundit në terren.

Ai tha se sulmet në Kiev gjatë natës së kaluar nga forcat e Kremlinit ishin me shumë gjasa një formë “hakmarrjeje” për humbjen e anijes luftarake ruse, Moskva dhe “guximit të ukrainasve për të sulmuar caqet e largëta të Rusisë”.

“Duket se është shënjestrim strategjik. Ka objektiva specifike në të gjithë Ukrainën që merren me prodhimin e raketave ose të aeroplanëve”, tha ai.

“Ato objektiva ka gjasa që i dinin rusët, por pse ata do të zgjidhnin tani t’i shënjestrojnë? Kjo ndihet më shumë si një reagim për guximin e forcave ukrainase”, pohoi marshalli, raporton skynews.

Duke folur për zjarrin në bordin e flotës së Detit të Zi, Bell tha se rusët dijnë të kamuflojnë dështimet përmes propagandës.

“Rusët i janë përmbajtur historisë së tyre dhe pretendojnë se ka humbur nga një zjarr. Kam shërbyer në disa detashmente transportuese dhe rreziku nga zjarri është një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat ekuipazhet stërviten çdo ditë. Të kesh një zjarr kaq të rëndë sa të shkaktojë fundosjen e anijes është e pazakontë, veçanërisht tani”, tha ai.

Së fundi, Rusia ka publikuar pamjet e para të marinsave të luftanijes së mbytur Moskva, të cilët aktualisht gjenden në Sevastopol.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë deklaruar se kanë vrarë edhe kapitenin rus të luftanijes, të cilën gjë po e mohon Kremlini.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.