Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Publikohen pamjet: Ushtarët rusë duke vrarë dy civilë ukrainas, para se të plaçkisnin një biznes

Ushtarët rusë qëlluan dy civilë të paarmatosur teksa po largoheshin para se të plaçkisnin një biznes, ngjarje kjo e ndodhur në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit.

Dhe CNN thotë se ka siguruar pamjet e asaj që tani po hetohet si një krim lufte nga prokurorët ukrainas.

Sipas mediumit në fjalë, të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.

CNN shkruan gjithashtu se ka identifikuar viktimat.

Njëri ishte pronari i një lokali ku shiteshin automjetet ndërsa tjetri ishte Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68-vjeçar që punonte si roje atje.

Vajza e tij, Julia, nuk mund të shikojë videon e ditës së vdekjes së babait të saj, por ajo po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit rusë.

“Ata janë xhelatët”, ka thënë ajo për CNN. “Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”.

Videoja është verifikuar nga CNN dhe është përpiluar nga një numër kamerash përreth pronës dhe, megjithëse nuk ka zë, pamjet janë të qarta.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.