Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Publikohet video, momenti kur vetura godet prindërit me foshnjën tre muajshe duke kaluar vijat e bardha

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e diel në Tiranë ku një makinë “Mercedez G-Class” përplasi në rrugën e Kavajës një çift dhe foshnjën e tyre, ndërsa po kalonin në vijat e bardha.

ABCNews ka siguruar videon në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet, çifti Arjan dhe Vilma Konomi, ndodhen në trotuar në pritje të semaforit, dhe sapo hapet drita jeshile e cila u jep akses kalimtarëve për të kaluar rrugën, burri dhe gruaja bashkë me karrocën e fëmijës nisen të qetë për në anën tjetër të trotuarit, por në mes të rrugës mjeti “Mercedes G-Class” i drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani i përplas, duke rrëzuar karrocën ndërsa merr para çiftin.

Janë kalimtarët ata të cilët u japin ndihmën e parë të plagosurve ndërsa njoftojnë dhe ambulancën.

Ndërkohë siç shihet edhe në video drejtuesi i mjetit por dhe pasagjeri janë larguar menjëherë në vendngjarje.

Arratisja e dy personave që kanë qenë brenda mjetit luksoz që shkaktoi aksidentin ka zgjatur vetëm pak orë.

Ka qenë fillimisht pasagjeri ai që ka rënë në pranga dhe më pas drejtuesi i mjetit Ajas Sulejmani.

39-vjeçari Ajas Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim nga drejtësia Britanike, pasi akuzohet për trafik droge.

Ndërkohë që më herët u raportua se ai gjatë viteve të fundit punonte në Gjermani.

https://youtu.be/0RVrZRU3Q1w

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.