Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Pullë postare me rastin e “50 vjetorit QKR”

Shkup, 25 nëntor – Me rastin e 50-të vjetorit, Qendra Kulturore Rinore mori pullën postare “50 vjet QKR” të lëshuar nga SHA Posta, në kuadër të Programit vjetor për lëshimin e Pullave Postare të Postës Kombëtare.

Ky nder për QKR-në, siç thonë prej atje, vjen pikërisht në ekzistencën e saj më domethënëse, me shënimin e gjysmë shekulli nga themelimi i institucionit.

Pulla postare, e cila doli më 27 shtator 2022, është vepër e dizajnerit maqedonas Marko Kovaçevski, ndërsa SHA Posta e ka nxjerrë në vlerë prej 50 denarë në 6000 ekzemplarë.

Në kumtesën e sotme, QKR-ja thekson se në mënyrë të rastësishme kanë vendosur që të dërgojnë letra falënderimi për një numër të madh bashkëpunëtorësh, artistësh, individësh, institucione dhe persona që kanë qenë pjesë e aktiviteteve programore të QKR-së dhe kanë ndihmuar në zhvillimin e saj kulturor.

IP QKR është një nga institucionet më të shquara në fushën e kulturës dhe jashtë veprimtarisë kulturore institucionale në vend, e themeluar më 28 dhjetor 1972 nga Kuvendi i Qytetit të Shkupit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.