Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Punëtori arti për fëmijë me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve

Shkup, 1 qershor – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të fëmijëve sot Galeria Kombëtare do të organizon punëtori arti për fëmijë në objektin e hamamit të Daut Pashës në Shkup.

Përmes programeve të këtilla edukative, theksojnë nga Galeria Nacionale, plotësohet synimet dhe misioni i galerisë në mes të cilave është e dhe popullarizimi i kreativitetit artistik në RMV.

“Në një ditë të bukur si kjo, fëmijët me lojëra e organizime festive kremtojnë ngritjen e zërit të tyre për të drejtat e tyre. Dhe askush me bukur se arti nuk i bashkon fëmijët, pavarësisht moshës, gjinisë, nacionalitetit apo përkatësisë fetare. Arti na frymëzon të krijojmë diçka të re dhe ta shohim botën me një këndvështrim tjetër. Cilado grupmoshë të jemi, një vepër artistike do të na qetësojë sytë dhe shpirtin dhe do të na bëjë të vlerësojmë bukurinë e saj”, theksohet në kumtesën e Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndër shumë veçantitë që i karakterizojnë, siç theksohet në kumtesë, është edhe data e 1 qershorit (Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve), një datë e bukur e festive për tu shijuar e kaluar me aktivitete të ndryshme me bashkëmoshatarë e prindër, por gjithashtu edhe mënyre e mirë për ti thënë “jo” dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.