Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Punoi gjithë jetën me diplomë false, ish-komandanti në Itali duhet të paguajë 918 mijë euro

Një dënim i bujshëm i Gjykatës së Audituesve trondit Desenzanon. Carlalberto Presicci, komandant i policisë lokale që nga viti 1997 deri në vitin 2020, u dënua me dëmshpërblim ndaj Komunës për një shumë prej 918,467.79 euro.

Arsyeja? Sipas magjistratëve të kontabilitetit, Presicci e ka marrë postin dhe pozicionin duke paraqitur një diplomë false. Dëmshpërblimi rekord, sipas dënimit, është shuma e 24 vite të pagës që pushteti vendor i ka paguar ish-kreut të brigadës.

“Ne do të apelojmë, por problemi është më shumë në rrafshin penal” – njofton avokati Alessandro Asaro i cili së bashku me kolegen e tij Sara Palagiano mbron Presiçin.

“Ne kemi sqaruar disa aspekte që na interesuan, do të vazhdojmë, dënimi duhet të rafinohet”.

Gjithçka ka nisur më 20 tetor 2020. Prokurori raporton në Bashki se diploma për drejtësi nga Presicci nuk ekziston. Konfirmimi i falsitetit të certifikatës vjen pak ditë më vonë nga Universiteti i Parmës ku Presicci pretendonte se e kishte arritur në vitin 1992 me rezultatin 110.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.