Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

Pushim vjetor nuk mund t’i lejojnë vetes 55 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 5 shkurt – Mbi gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të lejojnë pushim, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhënat e Eurostatit. 

Pushim njëjavor vjetor jashtë vendit ku jetojnë nuk mund t’i lejojnë vetes 55 për qind e banorëve në vend. Më keq se ne në Evropë qëndrojnë Shqipëria ku 58,3% e qytetarëve nuk mund të shkojnë në pushim, Turqia (60,8%), Rumania (62,5%), Mali i Zi (67,2%) dhe Kosova (69,5%).

Në Greqi përqindja e njerëzve të cilët nuk mund t’i lejojnë vetes pushim vjetor është  48,8, në Bullgari 43,8, në Serbi  43,6,  Kroaci  41,7, ndërsa në Slloveni  16,7.

Pushim më të gjatë se një javë gjatë vitit më së shumti mund t’i lejojnë vetes banorët e Luksemburgut ku një mundësi të tillë nuk kanë vetëm 7,6 për qind, në Norvegji (7,9%), Zvicër (8,4%) dhe në Islandë (8,6%). 

Në pushim nuk mund të shkojnë edhe  21,9% e gjermanëve, 23,4% e britanikëve,  25,4% e francezëve dhe 36,6% e spanjollëve. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss