Friday, February 23, 2024
spot_img

Latest Posts

Qëlloi me armë drejt automjetit të ish-deputetit Armando Prenga, arrestohet autori

Policia ka bërë me dije ditën e sotme që është kapur autori që ka qelluar mbi ish-deputetin socialist të Kurbinit Armando Prenga.

30-vjeçari Fatbardh Ismaili është arrestuar me akuzën “Vrasje e mbetur në tentative”

NJOFTIMI

Kurbin/ Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim.

Qëlloi me armë zjarri në muajin maj të vitit kaluar, në drejtim të një shtetasi në lëvizje me automjet, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i kërkuar prej disa muajsh.

Operacioni për kapjen e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS).

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss