Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Qendra për gjuhë të huaja- Shkup, e vetmja qendër e autorizuar e ekzaminimit për provimet e Këshillit britanik

Tradita shumëvjeçare dhe profesionalizmi në lëminë e kurseve gjuhësore dhe interpretimin, përsëri e ngritën Qendrën për gjuhë të huaja në nivel më të lartë suksesi. Në shtator të vitit 2022, Qendra për gjuhë të huaja- Shkup u zgjodh si e vetmja qendër e autorizuar e ekzaminimit në Maqedoninë e Veriut për provimet IELTS, Aptis dhe ACCA të cilat paraprakisht adiministorheshin nga ana e Këshillit britanik në Maqedoninë e Veriut.

Mbyllja e zyrave të Këshillit britanik në Maqedoninë e Veriut imponoi për zgjedhje të një qendre të autorizuar ekzaminimi, përkatesisht për institucion i cili punon sipas standardeve botërore, me kriteriume të larta dhe protokole të rrepta për realizimin e provimeve. Kualiteti i punës, përkushtimit, ekspertiza dhe gatshmëria me të cilat dallohet Qendra për gjuhë të huaja, me meritë u llogarit si ndër qendrat e ekzaminimit të Këshillit britanik në nivel botëror.

Në vizitën e tij të fundit, drejtori i Këshillit britanik në Ballkanin perëndimor, Pitër Braun, e informoi publikun se provimet për kompetencë gjuhësore do të vazhdojnë të kryhen në partnenritet me Qendrën për gjuhë të huaja-Shkup.

Marrëveshja u nënshkrua në 20.09.2022 nga ana e Fanija Smiçkovska, drejtor i Qendrës për gjuhë të huaja-Shkup dhe Keshav Sredharan, drejtori regjional për provime në Këshillin britanik. Në takimin me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë dhe Asli Jenisehirli, menaxher regjional për zhvillim komercial, Eleonora Zaprova, drejtor i Këshillit britanik në Maqedoninë e Veriut dhe Vesna Petrovska, drejtor për mësimdhënie në Qendrën për gjuhë të huaja.

Qendra për gjuhë të huaja-Shkup në bashkëpunim me Këshillin britanik tashmë e themeluan qendrën e ekzaminimit në hapësirat e tyre si dhe i mundësuan kandidatëve kushte profesionale dhe atmosferë të këndshme gjatë ekzaminimit të provimeve. Sesioni i parë i ekzaminimit për IELTS u mbajt në dhjetor, në vitin 2022, gjithashtu rregullisht mbahen dhe sesionet e provimeve për Aptis dhe ACCA. Provimet mbahen disa herë në muaj sipas orarit i cili përcaktohet paraprakisht dhe të cilin publiku mund ta gjejë në moj.csj.edu.mk.

Çfarë është IELTS?

IELTS (International English Language Testing System) është testi më i njohur për gjuhën angleze në botë. I pranuar nga mëshumë se 140 vende dhe mbi 11,000 organizata. Këto organizata përfshinë qeveri, institucione akademike dhe punëdhënës, nga të cilit 3000 ndodhen në SHBA. Certifikata është gjithashtu e aprovuar në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe Zelandën e Re. Për momentin provimi IELTS mbahet në kompjuter me çka mundësohet zgjedhje më e madhe e datave për testim dhe afat më të shkurtë për paraqitjen e rezultateve, prej 3 deri në 5 ditë. IELTS mund t’ju ndihmojë gjithashtu në vërtetimin e aftësive tuaja gjuhësore në rast aplikimi në vend pune, studime jashtë shtetit si dhe për emirgrim.

Çfarë është Aptis?

Aptis ështe test për vlerësim të besueshëm të aftësive të gjuhës angleze. Testi është i krijuar nga ekspertë relevantë të Këshillit britanik, ai përdoret nga institucione dhe organizata qeveritare në mëshumë se 85 shtete për vlersim dhe përmirësim të standardeve të gjuhës angleze. Në varësi të nevojave tuaja mund të testoni një ose mëshumë aftësi gjuhësore (speaking, writing, listening, reading). Çdo test përfshin kontroll të detyrueshëm të gramatikës dhe fjalorit si garanci shtesë për saktësinë në përcaktimin e nivelit sipas Kornizes referente europiane për gjuhë. Me testin Aptis çdo person mund të marrë vlersimin e saktë për shkallën e njohurisë së gjuhës angleze. Certifikata Aptis mund t’ju ndihmojë në zhvillimin e karierës suaj në kompani të ndryshme si dhe në punësim në administrata publike.

Çfarë është ACCA?

Shoqata e kontabilistëve të licencuar është organi ndërkombëtar më i madh dhe me rritje më të shpejtë për kontabilistë, që numëron mëshumë se 300,000 studentë dhe antarë në 160 vende. Këshilli britanik është administartor global për provimet ACCA. Prej nga dhjetori i këtij viti, Qendra për gjuhë të huaja e mori rolin e administratorit edhe për këto provime, me çka provimet ACCA mbeten në dispozicion për profesionistët e kontabilitetit.

Si të paraqitni provimet?

Paraqitjen e provimieve mund ta bëni në aplikacionin tonë moj.csj.edu.mk, në seksionin për Provime ndërkombëtare. Ndiqni udhëzimet dhe zgjidhni provimin dhe datën sipas nevojave tuaja.

Si të informoheni për provimet?

Për mëshume informacione në lidhje me provimet, datat dhe mënyrën e paraqitjes na kontaktoni në info@csj.edu.mk, ose në 075/282-604 çdo ditë punë prej orës 10:00 deri në orën 14:00.

Qendra për gjuhë të huaja u themelua në vitin 1954 dhe si shkollë me traditë më të gjatë në organizimin e kurseve në gjuhë të huaja mundëson përgatitjen e provimeve me qëllim që kandidatët t’i marrin rezultatet që dëshirojnë. Kurset për përgatitje i udhëzojnë kandidatët në të gjitha pjesët që shfaqen në provim dhe u tregojnë atyre qasjen e duhur ndaj detyrave. Ekipi i përbërë nga profesorë të përkushtuar dhe me përvojë është i gatshëm në çdo moment t’i përgjigjet nevojave të kandidatëve. Suksesi i kandidatëve është edhe suksesi ynë.

Për ne është nder dhe kënaqësi që i mundësojmë qytetarëve tanë, si dhe qytetarëve të shteteve fqinjë të fitojnë certifikata të pranuara ndërkombëtarisht për shkallën e njohurisë së gjuhës angleze. Qendra për gjuhë të huaja vazhdon të arsyetojë besimin e publikut si institucion i cili punon sipas standardeve botërore, gjë që padyshim u vërtetua nga zgjedhja si qendra e vetme e autorizar nga ana e Këshillit britanik.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss