Wednesday, September 28, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Qeveria e varfër për rritje pagash, e pasur për aventura me vetura luksoze, 5 milion euro vetëm për makina

Shkup, 13 qershor – Në kohën më të vështirë shëndetësore e ekonomike, kur qytetarët ishin të izoluar e shumica të përjashtuar nga vendet e punës, luksi qeveritar nuk kishte të ndalur duke shfrytëzuar makina me qira në vlerë prej 5 milionë euro për vetëm tre vite. Në periudhën nga viti 2018 deri në 2021. Ky është skandali i rradhës që dëshmon se qeverisjet e vendit tonë nuk e kanë çështje parësore hallin e qytetarëve por esenciale për ata është që të keqpërdorin buxhetin e shtetit dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi për vetë-kënaqësi. Kur të punësuarit në arsim kërkonin paga më të larta nxënësit ngelen tre javë pa mësim sepse aq gjatë negociohej e arsyetoheshin nga MASH se nuk ka buxhet shteti, gjithkush kërkonte paga më të larta, mirëpo qeveritarët nuk nxitonin të “gabonin”, pasi pastaj nuk do ngelnin para në buxhet për të marrë makina me qira, shkruan Zhurnal.

Periudha e viti 2020 dhe 2021 ishin më të vështirat për qytetarët e RMV-së atëherë kur edhe vendi u fut në krizë të shumëfish, por nuk ishte e vështirë edhe për pushtetarët pasi ata vetëm për makina luksoze gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 5 milionë euro. Shpenzime të larta e të panevojshme të cilat do të kishte qenë e udhës që në mes të krizë të destinohen në pako për të ndihmuar sa më shumë qytetarët. Por, kështu veprojnë politikanët e pushtetarët që janë aty për t’i ndihmuar qytetarët por jo edhe ata që janë aty për t’i ndihmuar vetës së tyre.

Nga Anti-Korrupsionit zbuluan se Qeveria për 3 vite ka shpenzuar 5 milion euro për Lizing(qira) operativ për vetura të klasit të lartë të cilat kanë kushtuar deri në 39 mijë euro. Shemshi Sallai tha se Anrti-Korrupsioni ka vërejtur që marrëveshjet për Lizing operativ që janë lidhur me më shumë operator ekonomik, por numri më i madh i tyre është bërë me të njëjtën kompani.

“Në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021 janë lidhur marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej së paku 307.750.153 denarë ose rreth 5 milion euro”, u shpreh Shemshi Sallai, nga Anti-Korrupsioni.

Anti-Korrupsioni do i dorëzojë analizë të detajuar zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkova, me rekomandim që të fokusohet tek lidhja e Lizing marrëveshjeve të cilat i bënë Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme për plotësimin e parkut të automjeteve të institucioneve nën kompetencat e saj.

Sa është i përgjegjshëm pushteti LSDM-BDI për qytetarët?

Në periudhën që vendi ka qenë dhe është ende në krizë të thellë dhe Qeveria ka shpenzuar 5 milionë euro vetëm për makina me qira, në pushtet kanë qenë dhe janë LSDM dhe BDI. Kjo më se legjitime sipas tyre sepse janë aty me votën e qytetarëve, por sa kanë përmbush atë besim të dhënë sa janë treguar të përgjegjshëm në menaxhimin e buxhetit që mbushet nga xhepat e qytetarëve?. Ky rast tregon që janë treguar të pa përgjegjshëm dhe të pakujdesshëm për qytetarët sidomos në kohë krize. Por, nuk është ky i vetmi rast ku ka munguar përgjegjësia e pushtetit, raste të tilla kemi shumë.

Përgjegjësia është kriteri i parë i një politikani pavarësisht ku vepron, mirëpo deputet e Kuvendit nga pushteti LSDM-BDI, kanë dëshmuar të kundërtën që u mungon kryesisht ky kriter primar esencial, për të qenë politikanë. Ata dëshmuan se dinë dhe munden të jenë edhe të pa përgjegjshëm por sërish kërkojnë besimin e qytetarëve që ata t’i përfaqësojnë qytetarët. Për çfarë përfaqësimi e përgjegjësie flasim kur të zgjedhurit e popullit nuk gjejnë kohë dhe pa asnjë pretekst dalin nga Komisioni ku do të diskutoheshin dy ngjarjet më tragjike që kanë ndodhur kohën e fundit në vend, ku kanë humbur jetën 59 qytetarë?. Kjo është e tmerrshme kur të zgjedhurit e popullit nuk punojnë për interesat e qytetarëve, por veprojnë sipas direktivave partiake.

Deputetët nga LSDM-së dhe BDI-së nuk janë paraqitur në seancën e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje të të Drejtave të Qytetarëve. Në Komision duhej të diskutohej për rastin e aksidentit të autobusit të “Besa Trans”-it në Bullgari dhe zjarri në Spitalin e Tetovës.

Kjo flet edhe për gjendjen e mjerueshme të qytetarëve në vendin tonë, që kur edhe për tragjedi nuk ndjejnë deputetët përgjegjësi dhe pa pikë nevoje ikin nga Komisionet, çfarë ndodhë kur bëhet fjalë për nevoja elementare e gjëra të tjera që duhet të diskutohen në Komisione. Rast që flet shumë edhe për cilësinë e jetesës në vend dhe përpjekjet e qytetarëve për të mbijetuar.

Besimi në gjyqësor e shëndetësi është në nivelin më të ulët të mundshëm, por tani me këso veprime bie besimi edhe në organin legjislativ, sepse nuk kanë se si të besojnë qytetarët në ato deputet që i kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar interesat e tyre. Nuk mund të përfaqësohen qytetarët duke ikur nga Komisionet, kjo ikje duhet të dënohet dhe asesi të anashkalohet.

Keq menaxhimi i buxhetit duke shpenzuar miliona euro për vetura luksoze, mungesë e përgjegjësisë për rastet më tragjike në vend, janë dëshmitë se ky pushtet nuk është për t’i ndihmuar qytetarëve apo për t’ia lehtësuar jetën këta vetëm se ia vështirësojnë edhe më shumë.

Pastaj çuditemi se si ka mundësi që vendi vetëm të thellohet sa më shumë në krizën e shumëfish, por bindemi kur kuptojmë që në situata krize nuk mendohet si të dilet nga kriza e të tejkalohet sa më lehtë e shpejtë, fatkeqësisht veprohet sikurse vendi të jetë në kushte admiruese ekonomike sikurse gjithçka në rregull funksion. Vetëm makinat luksoze mungonin për të kompletuar shtetin jo normal që vepron në shtim të luksit edhe në kushte krize. /Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.