Tuesday, May 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Qeveria: Me masa në kohë sigurojmë rritjen e prodhimit vendas të ushqimit

Shkup, 16 prill – Qeveria sot kumtoi se po bën përpjekje maksimale në kushtet e njërës prej krizave më të mëdha botërore në historinë e re, për të rritur prodhimin vendor të lëndëve të para ushqimore, por edhe për sigurimin e sasive të nevojshme të importet. Me grupin e masave të miratuara, fondin e ndërhyrjes dhe “Planin Kombëtar për prodhimin e ushqimit”, ne ofrojmë mbështetje dhe ndihmë të fortë për fermerët dhe qytetarët, kumtojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Prej atje theksojnë se të gjitha këto masa të ndërmarra mundësojnë furnizimin në kohë të lëndëve të para të nevojshme bazë për prodhimin e ushqimit, pleh për mbjellje dhe ushqyerje, material farë dhe naftë jeshile. Për të fuqizuar bujqësinë vendase me një pako masash të parashikuara nga “Plani Kombëtar për prodhimin e ushqimit”, i cili tashmë po zbatohet, siç thonë ata, inkurajojmë fermerët të fokusohen në rritjen e prodhimit të kulturave strategjike. Synimi është që me këtë mbështetje të përballemi me krizën globale, por edhe të bëhemi të pavarur nga importi me ushqime të përballueshme dhe më të lira.

Qeveria informon fermerët se kanë ndihmë dhe mbështetje shtetërore për prodhimin e lëndëve të para strategjike bujqësore si luledielli. Ata theksojnë se subvencioni për hektar luledielli është 15.000 denarë. Të gjithë ata që do të prodhojnë do të marrin pleh nga shteti në baza javore prej 2500 denarë dhe për “naftën jeshile” 2119 denarë. Për rendimentet mbi 1.5 ton luledielli sigurohet mbështetje shtesë prej 100 euro. Mbështetje e fortë i jepet edhe prodhimit me kontratë të lulediellit, i cili është, nënvizojnë, i rëndësishëm që fermerët të kenë një vendosje të besueshme dhe industria si lëndë e parë. Kjo vlerësojnë nga Qeveria, është mbështetje e madhe, ndërsa qëllimi është t’i shfrytëzojnë resurset, sepse tani është momenti, të rritet prodhimi dhe stoqet për kapacitetet e përpunimit vendas.

Paralajmërojnë se shtesë, nga java e ardhshme do të hapet edhe shpallja për dhënie me qira të tokës bujqësore shtetërore, e destinuar për drithëra, gjegjësisht për grurë, misër, elb dhe luledielli. Me këtë njoftim fermerëve u vihen në dispozicion gjithsej 6000 hektarë tokë pjellore.

Qeveria rikujton se në negociatat e vazhdueshme me Qeverinë e Serbisë, Serbia lejoi eksportin e dy milionë litrave vaj për gatim, sa për të mbuluar nevojat për një muaj. Mbetemi në komunikim të vazhdueshëm dhe intensiv me autoritetet serbe dhe nëse është e nevojshme do të dërgohen edhe sasi shtesë të vajit të gatimit dhe presim një vendim të ri, theksojnë nga Qeveria.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss