Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Qiraja e banesave më e shtrenjtë në Qendër, më e lirë në Gjorçe Petrov

Shkup, 12 shtator – Kërkesa për huazim të patundshmërive në fillim të këtij viti të ri shkollor ka filluar të ritet dhe situata është pak më e mirë se viti i kaluar, por nuk është si para fillimit të pandemisë.

Çmimet po rriten, mirëpo duke patur parasysh fuqinë ekonomike të banorëve, nuk pritet në mënyrë drastike të shtrnejtohen patundshmëritë, thonë nga grupacioni për patundshmëri pranë dhomës afariste.

Kërkesa më e madhe për marje me qera të patundshmërive është afër fakulteteve si dhe në komunat Karposh, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom, respektivisht lokacione që janë në afërsi të objekteve shkollore apo ku ka linja të autobusëve në dispoozicion më afër.

Sipas të dhënave nga regjistri i çmimeve, çmimi mesatar për marjen me qera të një banese, në komunat e Shkupit, më i shtrenjti është në Qendër ndërsa më e ulët është në Gjorçe Petrov.

Në Qendër, një m2 huazohet për 299 denarë me çka vijojnë Karposhi me 269 denarë për m2, Aerodromi me 260 denarë, Kisella Voda me 213 denarë, GaziBaba me 198, Çairi me 183 denarë dhe Gjorçe Petrovi me 164./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.