Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

QKQ: Në vend thuajse nuk zbatohen furnizime “të gjelbra”

Shkup, 22 dhjetor – Në vend thuajse nuk zbatohen furnizime “të gjelbra” edhe pse Ligji për furnizimet publike e mundëson dhe e nxit këtë. Institucionet nuk i respektojnë as numrin e vogël të masave të sjella nga Qeveria me të cilat përmes furnizimeve publike duhet të ndikohet mbi mbrojtjen e mjedisit jetësor, në të gjitha konstatimet kryesore në Raportin e hulumtimit të furnizimeve publike lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor për detektimin e rreziqeve nga korrupsioni, që e publikoi sot Qendra për Komunikime Qytetare (QKQ).

Edhe pse që në dhjetor të vitit 2019 Qeveria vendosi të furnizojë ujë në shishe të qelqit, sipas hulumtimit, 90 për qind e ujit që e blejnë institucionet është në shishe plastike, për çka në vit harxhohen rreth gjysmë milionë euro. Edhe pse është obligim, siç potencojnë nga QKQ, institucionet nuk kërkojnë nga ofruesit dëshmi se janë duke ndërmarrë masa për mbeturinat e krijuara nga produktet që i shesin. Edhe krahas konstatimit të Qeverisë për t’u furnizuar automjete “ekologjike”, në nivel vjetor madje 94 për qind e automjeteve të blera janë me dizel ose benzinë.

QKQ vlerëson se shteti duhet në mënyrë urgjente të sjellë politikë për furnizime publike “të gjelbra” e cila do të jetë e obligueshme për zbatimin e të gjitha institucioneve shtetërore.

Hulumtimi, i shoqëruar me Dokumentin për politika publike që përmban propozime për zbatim më të madh të furnizimeve të gjelbra, janë përgatitur në kuadër të projektit “Aftësimi drejt ndryshimeve klimatike përmes parandalimit të korrupsionit në furnizimet publike”. Projektin e zbatojnë Qendra për Komunikime Qytetare dhe Platforma e Organizatave Qytetare për luftë kundër korrupsionit ndërsa me mbështetjen financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss