Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Radev kërkon që vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut të mbetet derisa të formohet një Qeveri tjetër në Bullgari

Sofje, 10 qershor – Presidenti bullgar Rumen Radev, ka kërkuar që vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut të ngelet derisa në Bullgari nuk formohet një shumicë e re qeveritare, informon Zhurnal.

Radev ka deklaruar se kriza politike në Bullgari është fakt si dhe partitë kërkojnë formimin e një shumice të re, ndërsa detyrë e saj do të ishte të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për sektorin e biznesit.

Ai tha se është e rëndësishme që vetoja për Maqedoninë e Veriut të ekzistojë edhe më tej në harmonizim me kornizën e miratuar të këshillit konsultativ për siguri nacionale.

“Kriza politike është fakt. Por për dallim nga krizat tjera, kjo zhvillohet në kushte të inflacionit progresiv, ekonomik, social dhe ushqimor e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Partitë e përfaqësuara në Parlament duhet orë e më parë të gjejnë dalje nga situata, sepse na duhet një qeverisje e përgjegjshme. Derisa partitë kërkojnë formimin e një shumice të re qeveritare, Qeveria duhet të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për biznesin. Vetoja për Maqedoninë e Veriut duhet të ngelet në harmonizim me kornizën e miratuar të këshillit konsultativ për siguri nacionale dhe të sigurohet funksionimi i shtetit”, tha Radev./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.