Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rajan Arapi: Greva e mësimdhënësve në Kosovë e drejtë dhe legjitime

Prishitnë , 12 shtator – Shkollat e Kosovës po hynë në javën e dytë të grevës, e gjitha kjo me iniciativë të Sindikatës së Bashkuar të Kosovës, e cila po insiston që ligji i pagave të sjellet në kuvend për tu miratuar dhe deri ne hyrjen në fuqi të këtij ligji, që i bie 8 muaj pas miratimit, mësimdhënësit në Kosovë të kompensohen me nga 100€.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Kosovës në Pejë Rajan Arapi, e konsideron të drejtë dhe legjitime kërkesën e Sindikatës. Ai thekson se nga ky ligj i pagave i cili më tepër se tre vite po zvaritet nga qeveria, po demtohet çdo sektor publik. Ai ju bënë apel institucioneve të Kosovës që pa humbur kohë të miratojnë ligjin e pagave dhe me këtë rast të ju japet fund grevave.

Deputeti i K.K në Pejë Rajan Arapi shton se mësimdhënësit gjatë këtyre ditëve të grevës janë përballur me presione të mëdha nga qeveria përkatësisht nga ministri i financave dhe transfereve në Kosovë Hekuran Murati, i cila i ka kërcënuar në një formë të gjithë ata të cilët jane bërë pjesë e grevës se do i heqë nga lista e pagave. Madje është shkuar deri në atë pikë sa që mësimdhënësve dhe pothuajse gjithë sektorit publik me disa ditë vonesë u janë dalë pagat e muajit gusht.
Poashtu Arapi e konsideron tejet të turpshëm linqimin publik, ofendimet që
i janë bërë Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Kosovës z. Rrahman Jashari nga një prej njerëzve të afërt të Kryeministrit Albin Kurti.
Ai poashtu e denon dhe e cilëson të ulët sulmin fizik që i është bërë ditë më parë z.Rrahman Jashari.

Deri më sot përkundër asaj se shkollat vazhdojn të jenë të mbyllura, Kryeministri Kurti akoma nuk ka ftuar kryetarin e sindikatës së bashkuar z. Jashari për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje. Ajo që ka pritur në takim është Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila nuk ka arritur që ta bind sindikatën që ta ndërpret grevën.
Në anën tjetër liderët e partive opozitare e kanë përshëndetur qëndrimin e kryesindikalistit dhe kanë bërë apel tek qeveria që të
plotësojnë kërkesat e sindikatës dhe mësimi të fillon sa më parë, poashtu të mos tolerohet që më kërcënim të tyre të cenohet demokracia në Kosovë.

Me ligjin e ri të pagave deri 768 euro do të shkon paga më e lartë në sektorin e arsimit në Kosovë.
Paga e një mësimdhënësi të shkollës fillore do të jetë 672 euro, kurse e mësimdhënësve të shkollave të mesme 696 euro, ndërsa paga e mësimdhënësve të institucioneve parashkollore do të jetë 624 euro.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.