Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rama reagon për satelitët që pritet të dërgojë Shqipëria në orbitë: Vonesat s’janë në dorën time

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot për vonesat e lëshimit të premtuar të dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në orbitë. 

Në një njoftim në Twitter, Rama ka sqaruar se vonesat nuk janë në dorën e tij dhe se premtimi do të mbahet.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna! Po një gjë çuditem si nuk duan ta kuptojnë: Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim, po zotimit s’i ndahem jo!”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama në tetor të vitit të kaluar paralajmëroi se Shqipëria do të dërgonte në orbitë dy satelitë.

Ai tha se i pari parashikohej të lëshohej në mars 2022 dhe i dyti rreth dy muaj më pas, në qershor.

“Në mars do të lëshohet [Albania 1]. Do të filmojmë një video dhe pas shkëputjes do të shohim satelitin në orbitë”, shprehej Rama në tetor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.