Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ramush Haradinaj, i vetmi kandidat për kryetar të AAK-së

Kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është i vetmi kandidat i paraqitur për të parin e kësaj partie edhe për një mandat.

“Deri më tani, vetëm një kandidat ka paraqitur me shkrim kandidaturën, Ramush Haradinaj. Nuk kam asnjë informacion për ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur Lulëzim Blaka.

Ramush Haradinaj është kryetari i vetëm që e ka pasur partia që nga themelimi në vitin 2000.

Haradinaj ka udhëhequr dy herë me Kosovën si kryeministër i vendit, ku për herë të parë u zgjodh në vitin 2004 ku në postin e të parit të qeverisë ishte veç për 100 ditë, pasi u detyrua të japë dorëheqje pas ftesës nga Tribunali i Hagës për akuzat për krime lufte, proces ky që zgjati tri vjet, nga 2005 deri në 2008, ku më 3 prill të 2008-es, ai u shpall i pafajshëm.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.