Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Raport i OMB-së: Tetë vitet e fundit me siguri janë vitet më të nxehta në histori

Tetë vitet e fundit mund të regjistrohen si vitet më të nxehta në botë për shkak të intensitetit në rritje të emetimeve të gazrave serrë.

Raporti i Organizatës Meteorologjike Botërore (OMB) për gjendjen e klimës globale për vitin 2022 është rezultat i sesioneve plenare të Konferencës së 27-të të palëve të Konventës kornizë të Kombeve të Bashkuara (KB) për ndryshimet klimatike (COP27), që mbahet që sot deri më 18 nëntor në pushimoren egjiptiane Sharm el Sheik në Detin e Kuq.

Teksa shenjat e ndryshimeve klimatike bëhen “më dramatike”, valët ekstreme të të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet shkatërruese po i prekin miliona njerëz dhe po kushtojnë miliarda dollarë, thuhet në raport, transmeton Anadolu. Vlerësohet se temperatura globale këtë vit do të jetë rreth 1,15 gradë mbi mesataren nëse merret parasysh periudha 1850-1900.

Emetimet globale të gazrave serrë, duke i përfshirë edhe emetimet e dyoksid karbonit, metanit dhe oksidit nitrik, sërish arritën nivele rekorde vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë se nivelet atmosferike të këtyre tri gazrave vazhdojnë të rriten edhe sivjet.

Ekziston mundësia që tetë vitet e fundit të regjistrohen si vitet më të ngrohta në botë. Gjithashtu, temperatura mesatare 10-vjeçare për periudhën 2013-2022 vlerësohet të jetë 1,14 gradë më e lartë se në periudhën e viteve 1850-1900.

Rritja e nivelit të detit është dyfishuar që nga viti 1993 për shkak të rritjes së temperaturave dhe është rritur me rreth 10 milimetra që nga janari 2020, duke vendosur një rekord këtë vit.

Shtresa e akullt në Grenlandë humbi masë për të 26-in vit me radhë, ndërsa për herë të parë në shtator në vend të borës ka rënë shi.

Sekretari i përgjithshëm i OMB-së, Petri Talas, lidhur me raportin tha se rezultatet do të përkeqësohen me rritjen e ngrohjes globale.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëroi se planeti është duke dërguar sinjale për rrezik në fillim të COP27, duke shtuar se raportin reflekton “kaos klimatik kronik”.

Ai potencoi se ndryshimet klimatike ndodhin me shpejtësi katastrofike dhe e rrezikojnë jetën në të gjitha kontinentet.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.