Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Raporti i ri: Evropa Juglindore ballafaqohet me rreziqe më të mëdha të sigurisë energjetike

Konsumi i energjisë elektrike në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore pritet të jetë i njëjte deri në vitin 2040, me një rënie të ndjeshme të konsumit të qymyrit, ndërsa konsumi në vendet jo-anëtare të BE-së dhe në Turqi pritet të rritet për deri në 50%, ku edhe konsumi i qymyrit pritet të jetë i njejtë.

Por të dyja këto grupe të vendeve po përballen me kërcënime më të mëdha të sigurisë së energjisë krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, thuhet në raportin South East Europe Energy Outlook 2021/2022 të Institutit për Energji në Evropën Juglindore (IENE).

Udhëheqësi i Institutit IENE, Costis Stambolis ka thënë se tri shtyllat kryesore të politikave energjetike të BE-së janë konkurrueshmëria, qëndrueshmëria dhe siguria e furnizimit, ndërsa ka thënë se e treta është neglizhuar shumë nga vendimarrësit, duke e bërë kështu BE-në totalisht të varur nga Rusia.

Tani, ka thënë Stambolis, energjia elektrike është e gjitha: ose ke ose ske energji elektrike.

Për shkak të karakteristikave gjeografike, afërsisë me zonat e konfliktit (shembull, Siri dhe Ukrainë), si dhe dyndjet e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e veriut, si dhe pozitës së disa vendeve në pika strategjike energjetike, rajoni i Evropës juglindore ballafaqohet me më shumë rreziqe të sigurisë energjetike, krahasuar me pjesën tjetër të Evropës.

Ndër zgjidhje afatshkurta dhe afatmesme të propozuara për të arritur sigurinë energjetike janë fuqizimi i mekanizmave të emergjencave dhe ndërveprimit, si dhe mirëmbajtja e stoqeve të naftës, qymyrit dhe gazit.

Anëtarët e BE-së shtyjnë projektet bërthamore, ato që nuk janë anëtare të qymyrit

Vendosja e një miksi energjetik të balansuar është ndër opcionet më të mira afatgjate për vendet, në nivel kombëtar dhe rajonal.

Raporti parashikon që konsumi bruto i brendshëm energjetik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian në rajonin e Evropës Juglindore do të stabilizohet deri në vitin 2040. Ky grup përfshinë vendet si Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Rumania dhe Sllovenia. Zvogëlimi i përdorimit të sasive të qymyrit është evident ndërsa përdorimi i të njëjtit burim pritet të arrijë në nivele minimale deri në vitin 2040. Energjitë e ripërtëritshme dhe energjia bërthamore do të rrisin pjesëmarrjen në miksin energjetik të këtyre vendeve, ani pse të njëjtat do të vazhdojnë të jenë importuese të energjisë elektrike.

Por, rezultat tjetër konsumi është projektuar për gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, që përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, Bosnen dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Konsumi në Ballkanin Perëndimor do të rritet, ashtu sikurse edhe varësia e importit pas 2040

Në këto vende, konsumi pritet të rritet për 40% ndërmjet viteve 2015-2040. Ato do të vazhdojnë përdorimin e sasive të njejta të qymyrit, ani pse do të shënohet rënie e vogël e përdorimit të këtij burimi.

Gazi natyror shifest si një nga burimet me rritje të vazhdueshme të përdorimit, ashtu sikurse edhe nafta e parafinuar dhe e rafinuar.

Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë importues i energjisë elektrike, ndërsa varësia ndaj importeve do të rritet në 42% në vitin 2040, për dallim nga 33% në vitin 2015. /Balkan Green Energy News

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.