Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Raportuesi i KB-së në Afganistan bëri thirrje në heqjen e kufizimeve për gratë

Raportuesi special i KB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, Riçard Benet sot u bëri thirrje autoriteteve telebane që t’i heqin kufizimet për gratë.

Gjatë vizitës njëmbëdhjetë ditore, Benet bisedoi me liderët talebanë dhe u takua me organizatat qytetare, aktivistë dhe komunitete të pakicave.

“Kam shprehur shqetësim për keqësimin e të drejtave të njeriut në mbarë vendin, ndërsa largimi i grave nga jeta publike është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Benet, duke iu referuar autoriteteve talebane “menjëherë t’i heqin vendimet dhe direktivat të cilat ndikojnë negativisht ndaj grave”.

Paraprakisht këtë javë, Këshilli i sigurimit të KB-së u bën thirrje talebanëve “urgjentisht t’i heqin” masat të cilat e kufizojnë qasjen e vajzave në arsim, si dhe kufizime në punësim të grave dhe lirisë së lëvizjes.

Këshilli për siguri bëri thirrje edhe në “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe të konsiderueshme” të grave afgane në jetën publike. Në javët e fundit, autoritetet talebane kanë vendosur se të gjitha gratë duhet ta mbulojnë fytyrën përveç syve dhe e ndaluan arsimin e vajzave pas klasës së gjashtë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.