Wednesday, September 27, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rashiq për Radomiroviq: Po sulmohet në mënyre befasuese

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar të mërkurën, pas akuzave të opozitës se zëvendësi i tij në këtë dikaster, Radoica Radomiroviq, gjatë luftës ishte pjesë e forcave serbe dhe ka marr pjesë në masakra kundër shqiptarëve. Për këtë çështja Rashiq ka folur në magazinen informative “Lajmet e fundit” në RTK .

Rashiq tha se ai është emëruar në fund të majit dhe tani në mënyrë befasuese aktorët politikë, “e kanë krijuar një organizim të përbashkët ku po sulmohet një profesionist, një njeri shumë i pastër në çdo aspekt si personalitet”.

“Jam për 17 vite në politikë dhe çka kam parë sot është zhgënjyese…Unë kam qenë propozues i këtij personi dhe e di çka po punon ai këto ditë në veri. Është e pa mundur për të gjetur një bashkëpunëtor që është i gatshëm të inkorporohet në ndërtim të institucioneve, ose rindërtim të institucioneve në veri. Mos të harrojmë se pesë mijë punëtorë janë tërhequr nga veriu dhe ai është një prej të parëve që po lufton për ndërtimin e një pajtimi”, tha Rashiq.

Sipas tij, është absurde që ai të ndërlidhet me ngjarjet që ka ndodhur gjatë luftës, “por një ndërlidhje e tij me ato ngjarje është e papranueshme”.

Rashiq në RTK ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss