Friday, March 29, 2024
spot_img

Latest Posts

Rashkovski ngritë kallëzim penal kundër prokurores në rastin “Softuerët”

Shkup, 26 janar – Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, i akuzuar në rastin “Softuerë”, ka njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër prokurores Ivana Trajçevska, e cila e udhëheq rastin, dhe kundër bashkëpunëtorit ekspert në Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të moskryerjes së detyrave të punës, fshehjes dhe montimit të lëndëve penale, me qëllim të krijimit të perceptimit të gabuar në opinion.

“Me qëllim për të shkaktuar urrejtje në opinion, prokurori kryesor publik që e udhëhoqi dhe e udhëheq ende rastin “Softuerë” ka gënjyer dhe po e gënjen mbarë opinionin maqedonas. Kallëzim penal është bërë kundër I.T si prokuror publik dhe ndaj bashkëpunëtorit ekspert O.A. në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Njëkohësisht, kjo nuk do të jetë kallëzimi i fundit penal, por ndër të parët, ndërsa për punën e saj tashmë është paraqitur ankesë në Këshillin e prokurorëve publikë, Prokurorinë Publike Republikane dhe shefit të Prokurorisë Themelores Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për gjithë këtë në detaje do të informohet i gjithë bashkësia ndërkombëtare”, thekson Rashkovski në letrën drejtuar mediave.

Në disa pika ai tregon konkretisht arsyet e kallëzimit të bërë ndaj prokurores dhe bashkëpunëtorit ekspert.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss