Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rasti i foshnjës së vdekur në lavatriçe, ja kush janë dy personat qe u shkarkuan sot

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri, pasi më 13 dhjetor një foshnjë e vdekur u fut në lavatriçe bashkë me çarçafët.

“Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri. Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur”, thuhet në njoftim.

Ndërsa dje është shkarkuar shefi i Gjinekologjisë dhe kryeinfermierja e Gjinekologjisë.

“Sot, si vazhdim i masave disiplinore është shkarkuar Shefi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë, ndërsa që presim përfundimin e të gjitha procedurave tona disiplinore, por sidomos edhe gjetjet e autoriteteve ligjzbatuese të përfshira në hetim për të ndërmarrë veprimet e mëtutjeshme ndaj cilitdo të përfshirë në këtë rast”, thuhej në njoftim.

Lidhur me këtë rast janë suspenduar shtatë punonjës të këtij spitali.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss