Monday, February 26, 2024
spot_img

Latest Posts

Recetë tradicionale shqiptare, kek me çaj mali

Receta e kekut me çaj mali është një nga traditat më të vjetra të përgatitjes në disa zona të Shqipërisë. E përshtatëshme për të shoqëruar me vaktin e mëngjesit si edhe në darkë.

Keku me çaj është një përzierje mes butësisë së pambuktë të brumit, aromës së këndshme të çajit dhe shijes së fortë të arrave dhe rrushit.

Është pa dyshim receta e duhur për të ëmbëlsuar veten në çdo kohë.

AgroWeb.org më poshtë ju sugjeron recetën perfekte se sit ë përgatisni kekun me çaj.

Përbërësit
150 gr arra
150 gr rrush i thatë (sipas dëshirës)
225 ml çaj mali i ngrohtë
1 portokall i shtrydhur (75ml)
50 gr gjalp
100 gr sheqer
1 vezë
225 gr miell
Përgatitja
Para se të filloni me përgatitjen e brumit, përgatisni çajin e malit dhe shtrydhni lëngun e portokallit.

Në një enë vendosni arrat, rrushin e thatë duke hedhur çajin e nxehtë dhe lëngun e portokallit.

Kësaj përzierje mund t’i shtoni edhe pak lëkurë portokalli të grirë për më shumë shije.

Mbulojeni enën dhe lëreni të pushojë për 2-3 orë.

Ngrohni sobën 180/160 gradë ndërkohë rrihni gjalpin dhe sheqerin derisa të përfitoni një masë kremoze.

Më pas shtoni vezën dhe vazhdoni përzierjen duke shtuar pak nga pak miellin.

Sigurohuni që mielli të mos krijojë kokrriza gjatë përzierjes.

Kur brumi të jetë tërësisht kremoz, shtoni çajin me arrat dhe rrushin e thatë.

Hidhni brumin në një tepsi për ëmbëlsira dhe piqeni për rreth 1 orë.

Provoni herë pas here nëse keku është pjekur duke futur në qendër të tij majën e thikës, nese keku është gati maja e thikës do të mbetet e pastër.

Pasi ta keni pjekur lëreni të ftohet dhe shërbejeni në feta të vogla.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss