Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

“Reflektori” i Prokurorisë Speciale shenjestron 11 persona për disa vepra penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me 11 persona.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë 11 persona, për veprën penale ”Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.