Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Refuzohet iniciativa e “Së Majtës” për shkarkimin e Fadil Zendelit

Shkup, 26 maj – Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme e ka hedhur poshtë nismën e partisë “E Majta” e cila kërkoi të anulohet vendimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të miratuar nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend.

Me Vendimin e kontestuar bëhet shkarkim konkret i anëtarit të Komisionit dhe kjo paraqet akt konkret- individual dhe sipas gjykatësve kushtetues nuk ka bazë për vlerësim kushtetues- gjyqësor.

Sipas gjykatësit Naser Ajdari, Gjykata kushtetuese nuk mund të lëshohet në analizën e procedurës për shkarkimin dhe zbatimin e dispozitave nga Rregullorja e Kuvendit dhe me këtë të vlerësojë pretendimet e ngritura në iniciativën dhe të vendoset në mënyrë meritore.

Gjykatësi Osman Kadriu, madje në seancë ka thënë se këto çështje sipas natyrës janë të ndjeshme, politizohen dhe problematizohen në opinion dhe prandaj Gjykata kushtetuese është organ më i thirrur të shpreh mendim.

“Akti i Kuvendit është akt juridik individual me të cilën zgjidhen çështjet konkrete statusore. Gjatë këtyre akteve kur vlerësohen nga aspekti i kontrollit kushtetues janë akte individuale dhe nuk i nënshtrohen kontrollit kushtetues- gjyqësor”, tha Kadriu.

Partia politike “E Majta” ka ngritur iniciativën deri te Gjykata Kushtetuese më 25 mars të këtij viti pas shkarkimit të Zendelit nga Komisioni.

Parashtruesi i iniciativës konsideron se deputeti nuk mund të shkarkohet nga trupi punues i Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për zgjedhje dhe emërime, pasi është në kundërshtim me parimin kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.