Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Renditja e numrave për kryetar të Komunave Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Këshillin e Tetovës

Shkup, 25 korrik – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme përcaktoi renditjen e kandidatëve në fletëvotimin për zgjedhjen e kryetarëve të Komunave Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, si dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës, përmes shortit nga përfaqësuesit e autorizuar të partive dhe grupeve të zgjedhësve.

Nën numrin një në fletëvotim do të jenë kandidatët për kryetarë të Komunave të Qendrës Zhupës dhe Mavrovës-Rostushë të koalicionit “Më së miri për komunën time” të udhëhequr nga LSDM, nën numrin dy të koalicionit VMRO-DPMNE dhe nën numrin tre të Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni (PDTM).

Në fletën e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës, nën numrin një do të jetë lista e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa nën numrin dy të VMRO-DPMNE-së. Nën numrin tre është PDSH-ja, nën numrin katër partia politike INTEGRA dhe nën numrin pesë është Grupi i zgjedhësve Agron Zaimi.

Nën numrin gjashtë është Alternativa, nën numrin shtatë është lista e Aleancës për Shqiptarët dhe nën numrin tetë është Lëvizja BESA. Lista e PDTM-së do të jetë numri nëntë dhe nga Grupi i zgjedhësve bartëse do të jetë Elmedina Abdullai me numrin 10.

Lista e BDI-së do të jetë në listën e kandidatëve me numrin 11, derisa të Partisë për emancipimin e plotë të romëve me numrin 12 dhe në listën e partisë politike E Majta do të jetë me numrin 13.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.