Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rëndohet gjendja shëndetësore e çifti që u aksidentuar bashkë me foshnjën 3-muajshe në Tiranë

Rëndohet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit, i cili u përplas të dielën në rrugë e Kavajës nga makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani.

Gazetarja e Euronews Albania Dorina Halili raporton se Konomi, i cili po kurohet në Spitalin e Traumës ka kaluar në reancimacion, trajtim intensiv.

Edhe gruaja e tij Vilma Konomi ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka kaluar në trajtim intensiv.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës në Rrugën e Kavajës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.

39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë. /Euronews Albania/

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.