Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Reuters: Kosova pa helikopterë, po i kërkon NATO’s që të transportojë serbin e arrestuar

“Ai (Pantiq) duhet të jetë në qendrën e paraburgimit dhe jo në stacion policor dhe për këtë kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që ta transferojnë në një objekt adekuat”, tha ministri i Brendshëm Xhelal Svecla.

Reuters tutje potencon se Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është e vetmja forcë që ka helikopterë dhe se Kosova nuk posedon një të tillë, dhe se i nevojitet leja e NATO-s për të marrë një të tillë.

“KFOR-i ka transportuar tashmë nëntë policë në ditët e fundit, të cilët ishin të sëmurë, por nuk mund të dilnin nga zona pasi rrugët ishin bllokuar”, shkruan tutje Reuters.

Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar dje heqjen e barrikadave në rast se këtë nuk e bën KFOR-i.

Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se Kosova u ka kërkuar trupave të NATO-s që të transportojnë ish policin serb, i cili u arrestua dy javë më parë, por nuk mund të transferohej diku tjetër, sepse serbët vendas që kërkonin lirimin e tij, ngritën barrikada për të parandaluar zhvendosjen e tij.

Reuters ka transmetuar deklaratën e Sveçlës nga konferenca e djeshme për shtyp në Mitrovicë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss