Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ribalanci i buxhetit/ Refuzohen katër amandamente të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 21 qershor – Në pjesën e pasdites së debatit të sotëm për amendamentet për ribalancin e Buxhetit shumica në Komisionin për Financim dhe Buxhet deri më tani refuzoi katër amendamente të parashtruara nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së. Ky grup parlamentar ka parashtruar gjithsej 170 amendamente.

Përveç amendamenteve të parashtruara nga VMRO-DPMNE, për ribalancin e Buxhetit janë parashtruar edhe 28 nga grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe dy amendamente nga shumica parlamentare, me çka gjithsej janë parashtruar 204 amendamente.

Debati deri më tani kryesisht zhvillohej për amendamente me të cilat propozohet që të sigurohen mjete në vlerë prej 50 milionë denarë për mbulimin e 50 për qind të shpenzimeve për vendosjen e fasadave efikase energjetike për ndërtesat banesore për strehim kolektiv, për vendosjen e sisteme solare të amvisërive, si dhe për vendosjen e fotovoltaikëve për amvisëritë.

Nga shumica u refuzua edhe amendamenti i propozuar nga VMRO-DPMNE, me të cilin propozohet të sigurohen mjete në vlerë prej një milion denarë për rritjen e pagesës së shtesave për personelin aktiv ushtarak dhe civil të rregulluar me rregulloren për mënyrën e pagesës së kompensimeve për zhvendosje, shpenzimet e transportit, shërbimi i kujdestarisë, shërbimi i rojës, etj.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së folën edhe për amendamentin e djeshëm të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të parashtruar nga VMRO-DPMNE, për rritje lineare të pagave në sektorin publik prej 2806 denarë, i cili u refuzua nga shumica. Ata i kërkuan shumicës që të rishqyrtojë rritjen e pagave në sektorin publik.

Gjithashtu, gjatë debatit të deputetes Beti Stamenkovska – Trajkovska nga VMRO-DPMNE e shtruan çështjen edhe për zgjedhjet parlamentare, gjegjësisht kërkoi nga pushteti që të pajtohet për zgjedhjet e parakohshme.

“Keni dy mundësi – ose ta zgjidhni qesen e Buxhetit dhe tu jepni para qytetarëve, të filloni të punoni me vetëdije, me ndërgjegje, pa krim dhe zhvatje dhe paratë e qytetarëve t’u kthehen qytetarëve ose opsioni tjetër që unë sinqerisht e sugjeroj është që ju të pranoni që të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse deri më tani keni treguar se nuk dini dhe nuk ia dilni me punën që keni”, tha Stamenkovska-Trajkovska.

Deputeti Kole Çakarçiev nga radhët e LSDM-së, në replikë theksoi se është krenar që kanë siguruar 18 mijë denarë për kategorinë më të rrezikuar të fuqisë së aftë për punë.

Debati për amendamentet e parashtruara për ribalancin e Buxhetit do të vazhdojë pas orës 15.

Dje më së shumti debat ka shkaktuar debati i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i paraqitur nga VMRO-DPMNE, për rritje lineare të pagave në sektorin publik prej 2806 denarë, i cili është refuzuar nga shumica.

Në tre ditët e kaluara të debatit të komisionit për ribalancin e buxhetit, deputetët e opozitës dhe të qeverisë kishin qëndrime të kundërta. Për opozitën, ribalanci është dëshmi se ekonomia është e rrënuar dhe se varfëria po rritet vazhdimisht. Nga ana tjetër, deputetët e qeverisë thanë se me ribalancin kursehen mjete serioze që do të përdoren për ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë.

Me ribalancin e Buxhetit, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 245,8 miliardë denarë dhe janë rreth 6,9 miliardë denarë ose 2,9 për qind më të larta se parashikimet fillestare të buxhetit. Shuma e gjithsej shpenzimeve është 288,5 miliardë denarë ose rreth 161,1 miliardë denarë (5,9 për qind) më shumë se parashikimet fillestare me planin për vitin 2022.

Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 32,2 miliardë denarë dhe janë rreth gjashtë miliardë denarë më të ulëta se plani për vitin 2022, por qeveria paralajmëron se do të vazhdojnë projektet për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit. Rritja ekonomike është planifikuar të jetë 3,2 për qind, inflacioni të arrijë 2 për qind, ndërsa deficiti 42,7 miliardë denarë

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.