Një anije ruse spiune po patrullon në brigjet e Havait, për momentin mbetet në ujërat ndërkombëtare, njoftoi sot Pentagoni.
Edhe pse shfaqja e anijes ruse të vëzhgimit përgjatë brigjeve të SHBA-së nuk është e pazakontë, kjo ka tërhequr më shumë vëmendje për shkak të rritjes së tensioneve midis SHBA-së dhe Rusisë për pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe kërcënimet e fshehta për përdorimin e armëve bërthamore, raporton Beta.
Roja Bregdetare e SHBA-së ka monitoruar anijen e vëzhgimit “Karelia” të klasit “Vishna”, e cila ka lundruar pranë Havait gjatë disa javëve të fundit.
“Nuk mund të them pse rusët po lundrojnë me anije tani. Kjo është një kohë e pasigurt,” tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Sing.
Ajo shtoi se roja bregdetare është ende duke monitoruar anijen, e cila ndodhet në ujërat ndërkombëtare.