Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Roja rrëzohet para arkivolit të Mbretëreshës

Lodhja dhe qëndrimi për orë të tëra në këmbë ka bërë që një prej rojeve që qëndron pranë arkivolit të Elisabath t’i bjerë të fiktë, gjatë transmetimit live të ceremonisë.

Rojet i përkasin tre trupave të ndryshme ushtarake që shërbejnë si truproja dhe roje të pallatit të monarkut.

Sipas Daily Mail, e cila publikon videon përkatëse, njërit prej këtyre rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkes.

Ngjarja ndodhi teksa kishte filluar ndërrimi i gardës dhe, sipas gazetës britanike, transmetimi i drejtpërdrejtë nga dhoma e Westminsterit u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar gardistin.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.