Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Roma së shpejti takim me agjentin e Dybalas, argjentinasi mund t’i bashkohet Giallorosëve

Paulo Dybala te Roma? Asgjë nuk është e pamundur, përderisa vet lojtari nuk ka vendosur ende për ekipin e tij të ri.

Te gjiganti italian vazhdojnë të ëndërrojnë afrimin e yllit argjentinas, pasi trajneri Jose Mourinho është një adhurues i madh i tij.

Reprezentuesi argjentinas ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit si futbollist i lirë, derisa Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma.

Corriere dello Sport ka shkruar se Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e argjentinasit dhe pronarët e Romës, Friedkin janë gati të sakrifikojnë për t’ia plotësuar dëshirën Special Ones.

Drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka lënë një takim me agjentin e lojtarit ku do të diskutohet mundësia që Dybala t’i bashkohet Giallorosëve.

Roma është gati ta shes Nicolo Zaniolon dhe Dybala shihet si alternativa më e mirë për ta zëvendësuar italianin.

Mourinho synon që ta formojë një treshe ofensive me Tammy Abraham, Lorenzo Pellegrinin dhe Paulo Dybalan për edicionin e ardhshëm, pasi synimi i portugezit është të luftoj për trofe me Romën.

Gjithsesi problem mbetet paga e lojtarit i cili synon të fitojë rreth tetë milionë euro në sezon.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.