Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rreth 4.139 raste aktive, KSI sot do shqyrtojë gjendjen

Shkup, 5 gusht – Për momentin në vend janë 4.139 raste aktive të koronavirusit, ku 1.749 janë në Shkup. Komisioni për sëmundje infektive (KSI) sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale epidemiologjike me KOVID-19.

Konform statistikave të djeshme të Kovid-19 janë bërë 1.890 testime, ndërsa janë regjistruar 844 raste të reja me Kovid-19, nga të cilat 188 riinfeksione. Janë shëruar 851 pacientë, ndërsa janë raportuar tre të vdekur nga Shkupi të moshës 72, 76 dhe 83 vjeçe, të gjithë në kushte spitalore.

Në vijim është vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit të cilin mund ta marrin personat mbi 18 vjeç të cilët kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Kovid-19. Vaksina është e qasshme në të gjitha pikat e vaksinimit pa terminë.

Vaksinimi realizohet me mRNA vaksinën e “Fajzer” ose “Moderna”. Rekomandohet distancë midis dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese të paktën katër muaj.

Disa nga vendet e rajonit tashmë kanë filluar vendosjen e masave për mbrojtje kundër Kovid-19. Në Mal të Zi për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike është vendosur mbajtje e detyrueshme e maskave mbrojtëse, ndërsa autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër Kovid-19.

Autoritetet shëndetësore në Greqi, nga ana tjetër, thonë se synimi i tyre nuk është të mos ketë masa që do të ishin të detyrueshme dhe se gjithçka do të varet nga situata në vjeshtë, por ata duan që Kovid-19 edhe pse mbetet një pandemi ta trajtojnë si sëmundje endemike, “ku nuk do të ketë nevojë për masa të ashpra apo të detyrueshme”.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.123.580 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 330.016, numri i të shëruarve është 316.490, ndërsa numri i viktimave 9.387.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.