Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rrëzimi i avionit me municione në Greqi, autoritetet: Nuk ka lëndë të rrezikshme

“Nuk janë konstatuar substanca të rrezikshme. Një trup është gjetur dhe i dyti është lokalizuar”, pohoi përfaqësuesi i zjarrfikëses në lidhje me tragjedinë e avionit ukrainas Antonov në Kavallë.

Vazhdon operacioni për gjetjen dhe nxjerrjen e gjashtë trupave të mbetur, ndërsa “puzzle” e informacionit rreth rrëzimit të avionit që mbante një ngarkesë prej 11.5 ton municione po plotësohet orë pas ore.

Siç përshkroi përfaqësuesi për shtyp i Zjarrfikësve, në konferencën emergjente për tragjedinë ajrore, autoritetet janë njoftuar menjëherë pas goditjes dhe protokolli i veprimit është zbatuar në përputhje me standardet evropiane.

Kryebashkiaku i Pangaiou, Filippos Anastasiadis, tha më herët se sipas informacioneve të para, në vendin ku u rrëzua avioni nuk u gjetën elemente të rrezikshme toksike apo të tjera. Sipas tij, EMAK dhe Policia tani kanë hyrë në zonë për të mbledhur gjashtë nga tetë trupat që janë zbuluar me dron.

Pas përfundimit të procesit, ekspertët piroteknikë do të fillojnë të kontrollojnë municionet rreth perimetrit.

Ndërkohë, avioni Antonov me 11.5 tonë municione përmbante kryesisht mortaja stërvitore dhe armatime të tjera.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.