Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Rritet numri i bursave për nxënësit këtë vit

Shkup, 22 dhjetor – Me iniciativë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) ndërsa me Vendim të seancës së djeshme të Qeverisë, numri i bursave që do të ndahen për nxënësit e shkollave të mesme në vitin shkollor 2022-2023 po rritet ndjeshëm.

Nga MASH informojnë se për këtë qëllim janë siguruar mjete shtesë dhe synohet motivimi dhe mbështetja e arsimimit të sa më shumë nxënësve të shkollave të mesme që kanë aplikuar në konkurset për ndarjen e bursave.

“Në pajtim me Vendimin, numri i bursave për mbështetje sociale të nxënësve nga 900, rritet në 1318. Në vend të 120 bursave për nxënës me nevoja të veçanta, do të ndahen 168. Gjithsej 167 bursa do të ndahen për nxënësit e talentuar, gjegjësisht 17 bursa më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Për nxënësit e talentuar të fushave të shkencave natyrore dhe teknike, do të ndahen 115, në vend të 100 bursave siç ishte planifikuar fillimisht, ndërsa për nxënësit të cilët realizojnë programe mësimore të profesioneve deficitare në vend të 240 bursave do të ndahen 267 bursa”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se menjëherë pas publikimit të Vendimit në Gazetën Zyrtare, rezultatet për të gjitha kategoritë e bursave sipas kuotave të reja do të publikohen në ueb faqen www.mon.gov.mk, ndërsa nxënësit do të marrin udhëzime për veprime të mëtejshme.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss